Shtatori ka nisur me ethe ne te gjithe administraten publike ne vend. Askush nuk e di fatin e vet dhe nese do te detyrohet te jape doreheqjen kjo per shkak te mberitjes se qeverise se re Rama.Sipas marrëveshjes,me 35 kryetare te partive aleate me kryeministrin e Zgjedhur Rama ato parti që kanë marrë nga 500 deri në 1 mijë vota në qark, kanë të drejtë të kërkojnë përfaqësim në qeverisjen lokale. Bazuar në votat e marra më 23 qershor, janë 16 parti që kanë të drejtë t’i kërkojnë Edi Ramës përfaqësim të tyre në ato qarqe ku numri i votave të tyre përputhet me kushtet e marrëveshjes.
Por aleatët e PS-së që kanë marrë mbi 5 mijë vota, kërkojnë një post zv.ministri nga Edi Rama. Janë Vangjel Dule, Mark Frroku, Paskal Milo, Skënder Gjinushi, Artur Dojaka e Petro Koçi, që kanë marrë mbi 6 mijë vota e që pretendojnë të paktën një zv.ministër. Partia që është më e shtrirë në vota, është Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, e cila në 8 qarqe ka marrë mbi 500 vota, aq sa kërkohet dhe në marrëveshje. Por në tri qarqe, Shkodër, Korçë dhe Vlorë, Milo ka marrë 2 mijë vota për qark, duke pretenduar jo vetëm një drejtor rajonal apo edhe prefekt. Më pas në renditjen e votave vjen Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, e cila, bazuar në votat që ka mbledhur në zgjedhje, duhet të marrë drejtorë në 6 qarqe ku dominon, në Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Skënder Gjinushi pritet të marrë drejtori në 5 qarqe, ku në qarkun e Fierit ka marrë mbi 3 mijë vota, në Tiranë 2717 vota dhe në Lezhë afër 1 mijë vota, ndërsa në qarqet e tjera ka kapur kuotën për t’u përfaqësuar në nivel lokal. Edhe Aleanca Popullore e Artur Dojakës pret që mbi bazën e marrëveshjes me PS të marrë drejtues lokalë në 4 qarqe. Veçanërisht në qarkun e Fierit dhe të Elbasanit kjo parti ka marrë respektivisht 3300 vota dhe 2200 vota, duke pretenduar ndoshta dhe prefektin e qarkut. Partia që ka marrë dhe deputet në qarkun e Shkodrës, ajo KristianDemokrate, ka marrë vetëm në dy qarqe numrin e votave të mjaftueshme për t’u përfaqësuar në nivel lokal, edhe pse në qarkun e Shkodrës Mark Frroku ka marrë 6764 vota ku doli dhe deputet, dhe në Tiranë 520 vota. Rasti i Partisë Kristiandemokrate dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut pritet të veçohet nga zbatimi i marrëveshjes me partitë e tjera të koalicionit. Këto dy parti kanë nxjerrë nga një deputet në zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat sipas marrëveshjes kishin të drejtën e pasjes së një ministri. Por Kryeministri i zgjedhur nuk i përfshiu këto dy parti në kabinetin e tij qeveritar. Nuk dihet ende se si do t’i kompensojë Rama këto dy parti në nivel qendror dhe vendor me zv.ministra, prefektë dhe drejtorë drejtorish apo dhe rajonalë. Pritet që me këto dy parti të ketë negociata preferenciale për shkak të mandatit të deputetit që ata kanë marrë. PSV ’91 e Petro Koçit, e cila ka marrë 6135 vota, pretendon përfaqësim lokal në 2 qarqe, Tiranë dhe Fier. Veçanërisht në Fier, Koçi ka marrë mbi 4 mijë vota, duke pretenduar një përfaqësim sa më të mirë në këtë qark.
No comments:
Post a Comment