Jemi shtetas Shqiptar dhe duam mbrojtjen e shtetit pasi ne jemi komunitet që respektojmë ligjet. Kjo është kërkesa që i bëjnë shtetit Shqiptar banorët e fshatit Dervician në Gjirokastër pas plagosjes së dy të rinjve në këtë fshat.Banorët e ketij fshati vendosën të mblidhen për të diskutuar kërkesat e tyre drejtur shtetit Shqiptar dhe vet kryeministrit.Përvec banoreve në këtë takim ku është kërkuar edhe prezenca e drejtorit të policisë ka qenë prezent vetëm konsulli Grek në Gjirokastër Nikolas Kotrokoi . Banorët e Derviçanit, fshati që është 1 km në vijë ajrore larg Lazaratit ndihen të kërcënuar dhe aspak të sigurt, nga breshëritë e plumbave që vijnë nga fshati Lazarat. Banorët thonë se kjo është një praktikë e njohur, por ata nuk duan te dinë nga vinë plumbat duan mbrojtjen e shtetit ndërsa me banoret e Lazaratit kërkojne fqinjesi te mirë ashtu sic ka qenë ndër vite .Vetëm gjatë 2 muajve të fundit janë plagosur 3 persona, 2 djem dhe një vajzë, nga plumbat që sipas policisë janë qëlluar nga Lazarati me qëlllim trembjen e policëve për të mos hyrë në fshatin e plantacionit të drogës.
26 September 2013
Banoret e Dervicianit i drejtohen shtetit

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment