27 September 2013

Rritje e fuqise goditese


Prej disa javesh dy grupe te FNSH sebashku me komisariatet e policise se Gjirokastres , Tepelenes e Permetit kane ngritur grupe kontrolli ,kjo ne baze edhe te urdherit te ministrit te brendshem per rritje te forces goditese per veprimatrite kriminale apo edhe parandalimin e aksidenteve.
Sipas zedhenesit te policise Gjirokaster keto grupe kontrolli te cilat kane pasur ne fokus edhe parandalimin e tregetimit te lendeve narkotike kane ndaluar 2 persona te shpallur ne kerkim ,kane bllokuar 23 automjete dhe kane vendosur mbi 1800 masa administrative.Pjese e punes se policise dhe ketyre grupeve te kontrollit eshte dhe ndalimi i klandestineve qe hyjne ne territorin Shqiptar.Forca goditëse e policisë kufitare bëri që trafikantët mos ta shohin më Kakavijën si portën dalëse të sasive të konsiderueshme të drogës, ndërsa klandestinët mos ta shohin si portën hyrëse për të kaluar drejt vendeve si Italia, Gjermania apo dhe më tej.

No comments:

Post a Comment