25 September 2013

Te shtena nga Lazarati


Dy persona kanë mbetur të plagosur aksidentalisht me armë zjarri në fshatin Derviçan në Gjirokastër. Plumbat kanë ardhur nga fshati Lazarat, dhe kanë goditur dy të rinjtë.  Të plagosur nga plumbat kanë mbetur dy djem të moshës 18 dhe 19 vjeç.plagosur kanë mbetur Spiro Kolla dhe Fotaq Ksera, nip i ish-Ministrit Spiro Ksera. Mësohet se të dy djemtë pasi kanë marrë mjekimin ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, të shtënat me armë janë bërë nga banorë të Lazaratit. Lazaratasit qëllojnë me armë shpesh dhe e ndjekin këtë praktikë me qëllim, mbrojtjen e plantacioneve me kanabis në territoret e tyre.
Dy adoleshentët kanë qenë së bashku në momentin që janë plagosur nga plumbat qorr ndërsa kanë shpëtuar për mrekulli sepse plumbat i kanë kapur shkarazi dhe fatmirësisht nuk u kanë prekur organet jetësore. Sipas policisë, djemtë kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë çdo rreziku për jetën. Hetimet paraprake dëshmuan sipas policisë se djemte luanin në oborrin e Kishës së fshatit kur plumbat bënë rikoshetë në mur. Njëri nga adoleshentet pësoi një gërvishje në këmbën e majtë ndërsa tjetri pësoi dëmtime të lehta poshtë gjurit thanë burimet policore. Fëmijët u mjekuan në banesat e tyre dhe nuk patën nevojë për ndihmë spitalore sqaroi policia. Por të qetë nuk janë banorët e Derviçanit, fshat që ndodhet vetëm 5 km larg Lazaratit. Ata kanë protestuar  në mbrëmje për situatën ku ndodhen familjet e tyre. Sipas banorëve, plumbat e lazaratasve po u kërcënojnë jetën cdo ditë. Kjo nuk është hera e parë që persona mbeten të plagosur për shkak të plumbave qorr që vijnë nga fshati rebel. Në muajin gusht mbeti e plagosur një vajzë 26 vjeç, banore e lagjes ‘Zinxhira’ nga qyteti i Gjirokastrës.

No comments:

Post a Comment