25 July 2013

Tepelenë, furgoni parakalon gabim dhe përplaset me një makinë, 1 vdes, 3 plagosen

 Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Kras. Viktima eshte Kadri RRapaj 62 vjec nga fshati Berdenesh ne Delvine,mesoet gjithashtu se dhe djali i tij Erjon Rrapaj eshte ne gjendje te rende ne reaminacionin e Spitalit te Gjirokastres Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se dy automjete, një furgon mallrash tip ‘Volswagen’ me targa TR0907L dhe një ‘Benz’ me targa AA567ET janë përplasur mes tyre, në vendin e quajtur Mogila. Katër personat që udhëtonin në dy mjetet e aksidentuara u nisën menjëherë në spital, por njëri prej tyre, i identifikuar si Kadri Rrapaj, humbi jetën gjatë rrugës, për shkak të plagëve të rënda.Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas ekspertëve, dyshohet se shkak për përplasjen e mjeteve është bërë një parakalim i gabuar i furgonit që udhëtonte nga Tepelena në drejtim të Tiranës.


No comments:

Post a Comment