25 July 2013

Dhuna ndaj dy te moshuarve ne Tepelene

 

Dy vëllezër të moshuar, masakrohen nga grabitësit. Dhunë shtazarake ndaj tyre. Kapen të dyshuarit.

Dy barinj të moshuar janë masakruar mëngjesin e të enjtes në fshatin e tyre Arrëz e Madhe në Komunën Luftinjë në rrethin e Tepelenës. Ata kanë rënë viktimë e një grabitjeje me autorë tre të rinj nga fshati i tyre. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes kur katër të rinj njëri prej të cilëve Marenglen Shehu, kanë zbarkuar në banesën e dy vëllezërve 80 dhe 82 vjecarë barinj të zonës, duke tentuar të grabisnin të hollat që kishin fshehur në dyshekun që flinin. Dy vëllezërit beqar Hydaji dhe Sali Haxha, janë goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit duke shkaktuar hematoma dhe plagë serioze në pjesën ballore të fytyrës, trup, vertebër, brinjë dhe pjesën e sipërme të kokës. Banorët e fshatit janë lemerisur nga klithmat që dilnin prej banesës ku banojnë të dy vëllezërit e moshuar në afërsi të qendrës së fshatit Arrëz gjatë masakrës.
Dy vëllezërit ishin lidhur me litar nga tre të rinjtë dhe më pas masakroheshin nga koka e deri tek organet gjenitale dhe kjo për të treguar vendodhjen e të hollave. Tre të rinjtë kanë qenë me maska ndërkohë që kapoja e tyre, urdhëronte cdo veprim në dëm të tyre. Policia është njoftuar disa minuta pas ngjarjes dhe ka mbërritur pas 6 orësh cka ka krijuar irritim tek banorët e fshatit. Ndërkaq vetë viktimat e agresionit, vëllezërit Haxha, ashtu të gjakosur pas masakrës që përjetuan, me aq fuqi sa c'u kishte ngelur, kanë rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe momentet që përjetuan përgjatë orëve të para të së enjtes. Kjo është banesa ku përvec dy vëllezërve beqarë, shërben edhe si plevicë për bagëtitë e tyre. Grabitësit me në krye Marenglen Shehu, kanë bastisur banesën e të moshuarve dhe më pas, janë sulur tek ta për t'i marrë të hollat. Të dy vëllezërit, janë keqtrajtuar në mënyrë cnjerëzore dhe në fund agresorët, kanë mundur të marrin një sasi të hollash gati 150 mijë lek të rinj. Pas grabitjes dhe keqtrajtimit, keqbërësit janë larguar ndërkohë që me ardhjen e policisë, ata janë gjetur dhe më pas shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Tepelenës. Ndërkohë që dy vëllezërit e keqtrajtuar dergjeshin në mes të fshatit të gjakosur dhe të varur në mëshirën e fatit, autoambulanca nga Tepelena, ka mbërritur pas 8 orësh pasi më parë ardhja e saj nuk mundësohej për shkak të mungesës së karburantit në serbatorin e mjetit të spitalit. Fati ka qenë me te moshuarit e gjorë të cilët pasi janë transportuar me makinë për në spital, janë trajtuar për plagët e fituara gjatë dhunimit të tyre.
                         

No comments:

Post a Comment