03 July 2013

AKU ne Gjirokaster vijon inspektimet


Me rritjen e temperaturave Drejtoria e Autoritetit  të  Kontrollit Ushqimor  në Gjirokastër, ka nisur punën që prej muajit maj  me inspektimin e 45 subjekteve, ndërkohë po sipas kësaj drejtorie  numri i tyre në muajin korrik pritet të arrijë deri në 60 subjekte .Pjesë e inspektimeve  për të  kontrolluar  qumshtin dhe nënproduktet e tij kanë qenë edhe  inspektimet  në 16 baxho ,
ku është parë mënyra e depozitimit të tyre dhe ruajtjen në kushtet e caktuara.Zilfo Frengu ,inspektor në sektorin e shërbimit veterinar  pranë  Drejtorisë së Autoritetit te Kontrollit Ushqimor  në  Gjirokastër,  thotë se inspektimet janë bërë   në 3 drejtime, në bazë të shërbimit ushqimor,veterinar, dhe laboratorik  .Gjatë monitorimit janë marrë mostra të produkteve  ushqimore  ,ku gjithçka ka rezultuar në parametrat e lejuara për konsum.Gjatë inspektimeve të bëra në tre muajt e fundit në subjektet ushqimore  në  Gjirokastër ,Përmet dhe Tepelenë janë bërë vërejtje ,të cilat janë lënë si detyra shtëpie për çdo subjekt, por  inspektorët bëjne me dije se ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë administrative ose e njohur ndryshe gjoba .Ndërkohë  AKU  i tërheq vëmëndjen konsumatorit duke i bërë thirrje të jetë shumë i kujdesshëm për produktet që konsumon sidomos gjatë stinës së nxehtë, pasi duhet te plotesoje fillimisht standartet  e nevojshme të tregëtimit dhe mbi të gjitha të jetë brenda afatit të skadencës.

No comments:

Post a Comment