03 July 2013

Masat e policise per sezonin


Sezoni turistik shton masat e Policisë së Shtetit në të gjitha akset rrugore apo edhe qendra pushimi.Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër z .Gentian Mullai bën me dije se në bashkëpunim me disa drejtori siç është Njësia e Qarkullimit Rrugor apo edhe ajo e Kufirit dhe Migracionit, kanë hartuar një plan masash për të kaluar këtë sezon veror pa problematikat e njohura .
Si vend kufitar Gjirokastra ,përballet me një rritje të qarkullimit të automjeteve kryesisht ne akset nacionale, për këtë dhe askidente nuk mungojnë . Vetëm pak ditë me parë një ngjarje tragjike tronditi Gjirokastrën, pasi humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor 3 persona. Gjithashtu edhe aksidentet me dëme materiale nuk kane qenë të pakta . Kjo është një nga arsyet që priten të shtohen edhe më tepër posoblloqet e policisë rrugore. Nga ana tjetër edhe në kufi janë marrë të gjitha masat për të përballuar çdo fluks në të gjitha pikat kufitare me Greqinë.

No comments:

Post a Comment