04 July 2013

180 Mije emigrante kthehen ne shtepi


Muaji i nxehtë i korrikut ka sjellë në Shqipëri mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Kriza në shtetin fqinj, shkurtimet nga puna kanë detyruar qindra emigrantë të kthehen në vendin e tyre të lindjes. Greqia ka përcjell 18-20% emigrantë shqiptarë drejt viseve të tyre, shkak kriza ekonomike. Listës së gjatë të papunëve në Shqipëri i shtohen edhe emigrantët e ardhur nga Greqia. Sipas një raporti të fundit nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë
Ndërkombëtare, të botuar nga shtypi grek, deri tani janë kthyer në Shqipëri rreth 180 mijë shqiptarë. Raporti shpjegon se shkak për këtë kthim në masë të madhe janë bërë taksat e larta dhe rritja e kostove të jetesës në Greqi, pa harruar edhe papunësinë që ka arritur shifra rekord me 27.4%. Sipas Qendrës së Konkurrueshmërisë, vala e emigrantëve të kthyer pritet që të ushtrojë presion të fortë mbi shërbimet publike në vend, më së shumti mbi sistemin arsimor dhe atë shëndetësor. “Shumica e tyre kërkojnë punë në zanatet që kanë mësuar në Greqi dhe kryesisht në bujqësi, ku kanë punuar 25% e tyre”, – shkruan raporti. Kriza financiare që ka prekur Greqinë, ka pasoja të renda tek emigrantët e kthyer në Shqipëri. Vështirësi jo vetëm psikologjike por dhe ekonomike për valën e emigrantëve të kthyer. “Disa vite më parë, autoritetet shqiptare tentuan ta bënin më të lehtë procesin e integrimit për të rinjtë që ktheheshin nga një qëndrim i gjatë në Greqi. Zyrat e emigracionit parashikuan një ndihmë mujore prej 8 mijë lekë për familje, por vetëm 5% për qind e të riatdhesuarve kanë kërkuar që ta marrin këtë shumë”, – shpjegon raporti. Rikthimi i emigrantëve në atdhe sjell paqëndrueshmëri ekonomike për vendin tonë, më shumë të papunë, më pak të ardhura në buxhetin e shtetit. Në tentativë për të përmirësuar jetën, për një shkollim më të mirë, mirëqenie, emigrantët shqiptarë në Greqi, u përballen me krizën ekonomike të Greqisë. Rikthimi në atdhe i emigrantëve, drita jeshile për ta. Sektor të rëndësishëm si arsimi, shëndetësia preken nga ky rikthim i bujshëm i qindra emigrantëve në Shqipëri.

No comments:

Post a Comment