05 July 2013

Drino rrezikon tregun e shumices ne Gjirokaster


Shirat e dimrit qe lamë pas kanë ndihmuar lumin Drino ne Gjirokaster te geryejë e të demtojë nje pjesë te tregut të shumices në ketë qytet. Aktualisht ne shtratin e lumit Drino kanë nisur punimet e fazes së tretë të stitemimit te shtratit te lumit me nje fond prej 20 milionë lekësh punime të cilat do të fokusoen ne dy pika,pranë ures së re ne Gjirokaster dhe në zonën e Mashkullores.
Kryeinxhinjeri pranë ndërmarrjes se Bordit të Kullimit Niko Lici  bën me dije se ministrisë përkatëse i është kërkuar që një pjesë e fondit të shkojë ne stabilizimin e situates prane tregut të shumices ku ka patur edhe shkarje te ndjeshme. Po sipas te njejtave burime është bërë gati një projekt dhe i është dorëzuar ministrisë së bujqësisë për parandalimin e mëtejshem te shkarjeve në këtë zonë, pasi dëmet do te jenë te shumta në kete qender me nisjen e vjeshtës nëse nuk merren masa.Gjatë fazës së tretë priten te levizen 200 mije metro kub dhera pergjate gjatesise se Drinos.Nderkohe faza e trete  ka te aprovuar fondin prej 1 milion dollaresh dhe fondi prej 20 milion lekesh i dhene tashme perben vetem 20 % te ketij fondi.Shume shpejt pritet te nise edhe faza e katert qe do te zgjeroje punimet edhe 400 metra më tej zones se Mashkullorës.

No comments:

Post a Comment