11 June 2013

Marreveshje per toponimet


Falë marrëveshjes së arritur me Ministrinë e Jashtme Greke duke nisur nga 10 Qershori,është bërë e mundur lëvizja e lirë e emigrantëve  fëmijët e të cilëve të lindur në Greqi,paraqesin probleme me toponimet ,pasi  vendlindja në pasaportat biometrike është shkruar vetem në gjuhën shqipe ,duke mos respektuar regullat ndërkombëtare.Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës nëpërmjet zëdhenësit të këtij institucioni Gentian Mullai ,sqaron se po vijojnë takimet me palën greke për të lehtësuar lëvizjen e lirë. Ministria Greke e Qytetarit dhe të Drejtave të Njeriut,  miratoi vendimin për amnistinë e toponimeve për emigrantët shqiptarë nga data 10 qershor deri më 3 korrik, pra nuk do të ketë pengesa në hyrje-daljet në pikat kufitare me Greqinë gjate votimeve te 23 qershorit per te gjithe ata emigrantë që kthehen në vendlindje, për të mos e neglizhuar votën e për të votuar.

No comments:

Post a Comment