11 June 2013

Vota e verber


Vota me bazë militantizmi vijon ende të jetë prezente,aq sa mund të quhet edhe një votë e verbër. Në parim votuesit janë në gjendje të thonë se i njohin programet që ofron njëra apo tjetra palë ,por konkretisht nuk janë në gjendje të thonë asgjë nga programi.Për disa Partia Socialiste përkrah shtresat e varfëra dhe te mesme në dallim nga programi i Partisë  Demokratike që është më afër shtresave të pasura.
Ndërsa LSI  sipas tyre  është një forcë politike patriote me një program të afërt me të Partisë Socialiste  për të gjitha shtresat e popullsisë ,ku në dallim nga PBDNJ  që është më afër minoritarëve.Disa të tjerë vlerësojnë arritjet e qeverisë në këto  8 vjet ,ku sipas tyre PD ndyshe nga PS  ka të ardhme të sigurt mbi themele të forta .Sipas tyre taksa e sheshtë shpëtoi vendin nga kriza globale që përfshiu shumë vende .Fushata e 23 qershorit mund të quhet edhe fushata e punësimit ,pasi është përdorur shumë si kartë nga të gjitha partitë politike . Mazhoranca aktuale është duke luajtur me arritjet e deri tanishme ,ndërsa PS po përdor kartën e varfërisë dhe rritjen e papunësisë. Aktualisht edhe slogani drejt Europes është duke u perdorur si element joshës.Takimet kembëkryq me elektoratin mund të quhen si risi e kësaj fushate  e cila përvec të tjerash ka ulur gazetarët dhe median në përgjithësi në sediljen e spektatorit. Po cila është alternativa më e mirë për shqiptarët

No comments:

Post a Comment