Kryesuesi i listët së kandidatëve për deputet të partisë PBDNJ në qarkun e Gjirokastrës ,Alqiviadhi Puli ka zhvilluar takimin e tij të parë me brezin e vjetër minoritar në Gjirokastër.Në fjalën tij Puli theksoi faktin që këta politikanë që kanë qeverisur këtë vend prej disa vitesh nuk duan ta cojnë këtë vend drejt Europës.Ai gjatë takimit vuri theksin edhe në fondet që Shqipëria s’ka mundur të terheqe nga BE, për shkak të paaftesisë së politikanëve,fonde këto që mund të ndikonin bindshëm në përmirësimin e jetës.
PBDNJ në programin e saj garanton zhvillim rajonal të nivelit Europian ,riorganizim me standarte Europiane të pushtetit lokal dhe strukturave të tij ne rang qarku(prefekti dhe këshilli të votohet nga qytetarët),krijimi i shoqërive anonime publike të zhvillimit rajonal,krijimi i një institucioni publik për mbrojtjen zhvillimin dhe promovimin e kulturës dhe turizmit në Gjirokastër me kompetenca të plota në monumentet e kulturës e muzetë,projekte pilote për zhvillimin e shoqërive të biznesit ko-operativ social të grave (produkte tradicionale ,kulinaria etj) ,mbështetjen e industrisë ,biznesit dhe investitorëve vendas dhe te huaj.Alqi Puli është konsulent i programeve europiane ,biznesmen në fushën e inovacionit dhe teknologjisë .Ka lindur në Dervician ,Gjirokastër në vitin 1975

No comments:
Post a Comment