31 May 2013

Mungesa e sigurise ne shkolla.I nevojshem trekendeshi nxënës-prindër-shkollë


Pas ngjarjes së ndodhur në shkollën “Koto Hoxhi “ku 13 regjistra u zhdukën nga shkolla 9 vjecare ,në qytetin e Gjirokastrës evidentohet një ndër problematikat më të mëdha në shkolla ,pikërisht mungesa e sigurisë . Nxënësit  hasin një sere problemesh të ndryshme që preknin aspekte të sigurisë, por edhe të kualitetit të mësimit dhe çështje tjera, si: mungesa e bashkëpunimit nxënës-prindër-shkollë,edhe pse në kurrikulat bazë ky bashkëpunim është elementi kyç.
Në fakt, jo vetëm në Gjirokastër ,por në të gjithë vendin nuk mungojnë rastet ku në ambjentet e shkollës nxënësit janë zënë me thika për motive banale,apo edhe më keq ,ku  nëpër shkolla kanë hyrë persona të huaj ,e për të mos numëruar me dhjetra rastet të tjera.Ky është një problem që duhet thënë me zë të lartë si mënyra e vetme për të rritur sigurinë në shkolla ,por mbi të gjitha për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve përkatëse.Gentian Mullai, zëdhënës I  policisë në Qarkun Gjirokastër, thotë se  rritja e bashkëpunimit  me DAR Gjirokastër  e qeveritë e nxenesve  është domosdoshmëri  për të përcjellë  mesazhe sensibilizuese në publik , për parandalimin e këtyre fenomeneve  gjithnjë e më të pranishme në shkollat e qytetit.Krijimi dhe funksionimi i trekëndëshit shkollë-polici-qeveri e nxënësve  paraqitet si domosdoshmëri   ,e cila  do  të  cojë në uljen e fenomeneve negative  ,për  përmisimin ,rritjen dhe zgjidhjen e problemit të sigurisë  në shkolla për një sistem sa më efikas  në arsim.

No comments:

Post a Comment