10 June 2013

Berisha ne Permet


Kryeministri Berisha nga qyteti i Përmetit ka akuzuar kreun e PS Edi Rama se me projektin e Rilindjes ,po përdhos figurat historike që kanë bërë Rilindjen reale kombëtare.Në takimin elektoral Berisha u shpreh se kreu i PS,po sjell si Rilindës deputetët Tom Doshi,Gramoz Ruçi ,Anastas Angjeli ,duke i krahasuar ata me Sami Frashërin ,Naim Frashërin e Koto Hoxhin me shpalljen e Tom Doshit për Sami Frashërin dhe Gramoz Ruçin si Naim Frashëri e Angjeli si Koto Hoxhi.
Nuk ka fyerje më të rëndë  për të parët e shqipëtarëve .Ky është një provokacion i pandershëm ,që prej jo vetëm për përmetarët ,jo vetëm për shqipëtarët në Shqipëri, por për shqipëtarët në katër anët e rajonit,të cilët shohin tek rilindasit shenjtorët e idenitetit kombëtar,-u shpreh Berisha.Kryeministri u shpreh se të njëjtën gjë tentoi të bënte në vitet 70 të shekullit të kaluar edhe diktatori Enver Hoxha.”Të njejtën përpjekje djallëzore bëri edhe Enver Hoxha ,por e kuptoi se s'mund ta bënte pa kaluar në trupat e shqipëtarëve.Ndaj i them hiq dorë ,mos ua përdhos rilindasve kombin me Ton Doshin ,Gramoz Ruçin etj” ,-u shpreh Berisha.Kryeministri premtoi zhvillimin e zonës dhe integrimin e vendit në BE.”Uragani i fitores ndodhet sot tek ju.Këtu frymëzohet me idetë e mrekullueshme që ka në Përmet,një djep i përjetshëm frymëzimi me mendimet e Frashëllinjve .Kjo fitore ,shqipëtaret pa dallime partiake ,do ti bëjë ata antare të BE” ,-tha kryeministri Sali Berisha në Përmet.

No comments:

Post a Comment