11 June 2013

14 Qershor provimi i matematikes


Maturantët në mbarë vendin do t’i nënshtrohen më 14 qershor provimit të dytë të Maturës Shtetërore, provimit të matematikës. Specialistët e Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur për gazetën se provimi i matematikës do të përmbajë  25 % të pyetjeve nga gjeometria dhe 20% njehsimi diferencial dhe integral. Këto do të përbejne gati gjysmën e ushtrimeve të testit, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e ndarë midis ushtrimeve të algjebrës dhe ekuacioneve.
Kështu specialistët e MASH bëjnë të  ditur se 10% e ushtrimeve të testit do t’i përkasin algjebrës, 7 % numrave dhe veprimeve me numrat, 10% do t’i përkasin ushtrimeve me matje, 15 % do të ketë funksioni dhe 13 % do të ketë statistikë, probabilitet dhe kombinatorikë. Ashtu sikurse dhe vitin e kaluar testi do të ketë gjithsej 50 pikë, të ndara konkretisht 13 pikë do të jenë me alternativë ndërsa 12 të tjera me zhvillim. Pra do të jenë ushtrime që do të zgjidhen nga vetë nxënësit. Specialistët bejnë të ditur se përsa i përket peshës së gjeometrisë në test, ajo do të jetë e njëjtë te të gjitha llojet e shkollave të mesme, përfshi ato me profil gjuhësor, artistik, por edhe shkollat pedagogjike dhe ato profesionale. Maturantët duhet të përqendrohen më shumë te gjeometria në plan, gjeometria në hapesirë dhe vijat e gradës së dyte. Kështu maturantët duhet të jenë të aftë të shpjegojnë pse dy trekendësha janë të ngjashëm; të zgjidhë situata problemore duke përdorur ngjashmerinë dhe kongruencën e trekendëshave; të përcaktojë gjëndjen e ndërsjelltë të drejtezës dhe planit në hapësirë; të zbatojë në situata problemore kushtin e mjaftueshëm që drejtëza të jetë pingul me planin etj. Po kështu nxënësi duhet të zbatojë teoremat e Euklidit dhe të Pitagorës në situata problemore;të përdorë teoremat e sinusit e të kosinusit për njehsimin e syprinave të figurave plane etj.

No comments:

Post a Comment