10 June 2013

Rama ne Gjirokaster


Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha sot në “Këndin e fjalës”në qytetin e Gjirokastrës se “është e pavërtetë ajo që thotë Berisha ,që heqja e TVSH për ushqimet shkatërron prodhimin vendas”.Ai ka kaq kohe që thotë do sjellim ujin,por uji mungon pasi mungon vetë shteti”,-tha Rama.Interesit të të pranishmëve lidhur me situatën e kthimit në vend Rama iu përgjigj duke thënë se ,
krimi në vend është rritur si pasojë e rritjes së varfërisë ndërsa policia e shtetit ndihet e tradhëtuar.”Krimi është kthyer në problemin më madhor ,pasi sa më shumë varfëri ka ,aq më shumë ai gjen terren .Sot krimi lulëzon falë lidhjes me kupolën e ministrisë së brendshme .Sot policia është e tradhëtuar”,-tha Rama.Sipas tij edhe akuza që bëhet për militantët nuk është kaq e drejtë .”Saliu nuk ka ndërtuar një shtet të bazuar me militantë ,por një shtet të bazuar me fanatizëm me tarafin dhe familjen.Sa më larg të ngjitesh në funksionet e  policisë aq më shumë para duhet  të paguash.Nga ana tjetër papunësia.Ka katër herë më shumë vrasje sot.Ka më shumë vjedhje të banesave .Saliu u thotë shqipëtarëve të shkojmë përpara .Po ku të shkojmë përpara për më shumë analfabetizëm,të shkojmë përpara me Saliun për më shumë kriminalitet,më shumë papunësi”,-sqaroi Rama.

No comments:

Post a Comment