26 April 2013

Sekuestrohen 20 kg droge


Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike ,  një tjetër operacion është zhvilluar gjatë orëve të mbrëmjes së datës 25.04.2013 nga  Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  dhe konkretisht:Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  rreth orës 20.00 të mbrëmjes të datës 25.04.2013, kanë marrë informacion në rrugë operative se një sasi lënde narkotike po transportohej nga Lazarati në drejtim të Tiranës  me automjet  që drejtohej nga dy të rinj nga Durrësi.Rreth orës 21.30 , të mbrëmjes të datës 25.04.2013 , Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , kanë konstatuar se një automjet që drejtohej nga dy të rinj po dilte nga fshati Lazarat dhe po lëviste me shpejtësi në aksin rrugor Gjirokastër -Tepelenë. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në  Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë vënë në ndjekie të tyre , duke i mbajtur në vëzhgim ndërko që më parë kishin marrë masa duke forcuar postobllokun e Policisë në Ujin e Ftohtë me agjentë dhe Specialistë të Sektorit Kundër Narkotikëve . Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në  Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  kanë bërë bllokimin e automjetit të dyshuar në  postobllokun e Policisë që funksionon 24 orë në Ujin e Ftohtë Tepelenë ku nga kontrolli sipërfaqësor rezultoi se në automjet në pjesë të ndryshme të automjetit ishin fshehur pako me lëndë narkotike.Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku ka rezultuar se:Automjeti tip Pezho  me tek dere me targa AA 206 GG,  drejtohej nga shtetasi Gertjan Hamdiu , i datëlindjes 1994, nga Durrësi ,  të cilin nuk e kishte në pronësi të vet por ja kishte marrë një shokut të tij në Durrës.  Së bashku me të udhëtonte edhe shoku i tij shtetasi Aldo Dhimitri i datëlinjdes 1990 , lindur dhe banues në Durrës .Nga   kqyrja  që iu bë automjetit rezultoi se: Poshtë sediljes së parë të pasagjerit u gjetën të fshehura dy pako me lëndë narkotike të mbështjella me letër natriban  me madhësi të ndryshme.Kontrolli ka vijuar edhe në brendësi të veshjeve anësore të sediljeve të pasme të pasagjerëve ku ka rezultuar se në brendësi të veshjeve plastike nga të dyja krahët u gjetën 19 pako të mbështjella me  letër natriban  me mbishkrim me bojë të kuqë me shënjën x.Nga kontrolli rezultoi se në automjet u gjetën 21 pako me lëndë narkotike rreth 20 kilogramë.Nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i dy të rinjëve dhe konkretisht:
Gertjan Hamdiu , i datëlindjes 1994, lindur dhe banues në  Durrës.Aldo Dhimitri i datëlinjdes 1990 , lindur dhe banues në Durrës.

Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale .Nga veprimet e para rezutloi se dy të rinjtë lëndën narkotike e kishin blerë në fshatin Lazarat tek një shtetas i skeduar nga ana jonë si person me precedent kriminal dhe është bërë shpallja në kërkim policor i tij.Këta të rinj do ta shpërndanin lëndën  narkotike në doza të vogla në lokale nate e ambjente shkollore në Durrës.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve  narkotike kryer në bashkëpunim”, vepër kjo e parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment