27 April 2013

3917 Mesues nga i gjithe vendi testojne sot njohurite


Mësuesit që kërkojnë rritje page duhet të kalojnë testin e kualifikimit. Provimi do të mbahet më 27 Prill dhe do të përmbajë pyetje nga kurrikulat me të cilat mësuesit punojnë. Nëse e kalojnë me sukses këtë provim, arsimtarët do të përfitojnë shtesën nga 5-20% sipas kategorisë për të cilën testohen.Ndryshe nga vitet e shkuara, të gjithë mësuesit janë të barabartë në këtë sfidë kualifikimi. Këtë vit nuk ka bonuse për ata që kanë një master. Të gjithë do ta përfitojnë rritjen në bazë të përvojës dhe kualifikimit.
Për herë të parë, kalimi nga një kategori te tjetra sipas vjetërsisë në punë nuk do të jetë me shkallë, por me tituj.Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për arsimin parauniversitar, mësuesit do të vlerësohen me titujt “Mësues i Licencuar”, “Mësues Specialist” dhe “Mësues Mjeshtër”. Aktualisht, shkallët e karrierës së mësuesve janë me numra, pra me kohëzgjatjen e tyre. Kështu, shkalla e tretë e karrierës përkon me kohëzgjatjen si arsimtar nga 5 deri në 9 vjet, shkalla e dytë e kualifikimit nga 10 deri në 19 vjet dhe shkalla e parë, nga 20 e më shumë vjet. Këtë vit do të marrin titullin “mësues” arsimtarët, të cilët sapo kanë marrë diplomën universitare të Mësuesisë. Më tej, “Mësues i Licencuar” do të titullohen ata arsimtarë që kanë bërë 5 vite punë dhe kanë aplikuar për shkallën e tretë të karrierës, “Mësues Specialistë” për shkallën e dytë dhe “Mësues Mjeshtër” për shkallën e parë. Pas titullit “Mësues Mjeshtër”, mësuesi do të ketë detyrimin të ndjekë disa module, që kanë të bëjnë me të rejat e domosdoshme shkencore të mësimdhënies – mësimnxënies. Nëse mësuesit që futen në këtë garë dalin me një vlerësim negativ, nuk e humbasin vendin e punës, por vetëm nuk përfitojnë rritjen e pagës. Megjithatë, ata kanë të drejtë ta përsërisin sërish testin, pasi nuk ka një limit të përcaktuar

No comments:

Post a Comment