26 April 2013

Puci çel ne Gjirokaster ekspoziten e 4-tert


Piktori qe zoteron te  vetmen  galeri   private arti  ne gjirokaster   çel  ne  prag  te sezonit turistik  2013  ekspoziten  me titull  “ Magjia  e  qytetit  tim “.Jane  43  punime  ne vaj  te cilat  evidentojne  qytetin  e  gurte  ne  vlerat  e  veta  monumentale  duke  nisur  nga keshtjella ,  shtepite  karakteristike, portat  me  harqet  e gurta  dhe dritaret  ku  kane  çelur  lulet.Kjo  eshte  ekspozita e  katert  qe  hap  piktori  Puci  ne  Gjirokaster.
Ai  ne  te kater  ekspozitat  I  qendron  besnik   qytetit  te vet  dhe frymezimit artistic  qe  merr  nga ai.  Edhe  tre  ekspozitat  e  tjera  kane  qene  frymezim nga  vendlindja e  tij  Gjirokastra  dhe  kane mbajtur  logot : Qyteti  Im, Qyteti  I Gurte, Mall  per Gjirokatren….per  te mbritur tek ekspozita e fundit  Magjia  e  qytetit  tim.  43 punimet e paraqitura  ne kete  ekspozite  jane realizuar  ne tekniken  e  vajit  dhe  realizuar  ne  stilin  e  impresionizmit.  Autori pohon se:   Jam  perpjekur ta parqes  Gjirokastren  me  drite,   me  kolor, me  nje ndjenje  poetike.   Por  ai pohon se  shitja e  veprave  artistike  eshte  e veshtire  pasi  paga  qe marrin  punonjesit  eshte e ulet  krahasuar  me  çmimin  qe  ka  nje veper  artistike  ne  picture. Pellumb Puci  zoteron te  vetmen  galeri   private arti  ne  Gjirokaster,  ngritur  kjo ne  banesen e tij  dhe  e  frekuentuar  nga  vizitoret  vendas  dhe  te  huaj.

No comments:

Post a Comment