28 March 2013

Bashkia Gjirokaster nderon Ambasadoren


Bashkia e Gjirokastrës, ka nderuar me titullin qytetare nderi, ambasadoren e Gjermanisë në vendin tonë, Carole Muller-Holtkemper. Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, merrnin pjesë autoritetet më të larta vendore në qytet. Vetë kreu i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime, ka vlerësuar kontributin e cmuar të zonjë Holtkemper, në përmirësimin e raporteve mes dy vendeve si dhe ndihmën që ka dhënë shteti gjerman, në infrastrukturë.
Ndërkohë që ceremonia e nderimit të ambasadores gjermane, ka kulmuar me dhënien e titullit të nderit me motivacion: “Për kontribut të shquar në forcimin e miqësisë tradicionale mes dy popujve tanë si dhe për mbështetjen e pakufishme në fushën e infrastruktuurës, kulturës historike në qytetin e Gjirokastrës” Më pas ambasadorja gjermane në Tiranë, ka falenderuar Bashkinë e Gjirokastrës për nderin që i ka bërë me këtë rast dhe njëkohësisht, ka premtuar se Gjermania, do të jetë pranë Shqipërisë dhe do të japë kontributin e vet, për integrimin e saj në familjen europiane.

No comments:

Post a Comment