Duket se procesi i zhvarrimeve të ështrave të ushtarëve grekë të
vrarë në luftën Italo-Greke në zonën e jugut gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk
do kalojë aq lehtë. Një prej pikave ku parashikohet të gërmohet në bazë të një
marrëveshje dypalëshe mes qeverisë shqiptare dhe asaj helene, është edhe fshati
Hormovë ne Tepelene. Kryetari i komunes qender Tepelene Redi Rama pranon qe ka
mberitur nje Vendim nga qeveria per procesin e zhvarrimit te eshtrave te
ushtareve grek por ai i trembet konfliktit me banoret e zones te cilet ne
memorjen e tyre vijojne te mbajne mend
masakrat e bera nga ushtaret grek.
Për banorët e Hormovës,
ushtarët grekë, mbahen mend për masakrën që kanë kryer në Luftën e Parë
Botërore në 1914 kur nga ky fshat, janë masakruar nga bajonetat e tyre, 219
burra si dhe dhjetëra të tjerë jo banorë të zonës. Madje gjurmët e kësaj
masakre, kanë qenë aq të thella, saqë banorët e parë hormovitë, ngritën një
lapidar i cili edhe sot e kësaj dite, është vend peligrinazhi që përkujton
ngjarjen e dhimbshme. Kjo ceshtje mbetet nje nga me te debatuarat aktualisht.
No comments:
Post a Comment