13 March 2015

Gjirokastër, PS në kërkim të një kandidati



Të gjitha partitë politike aktualisht janë duke kërkuar emrat e tyre për garën e 21 qershorit. Në Gjirokastër PS duket se është në dilemë. Cili do të jetë ai kandidatë që mund të zëvendësojë profilin potencial të Flamur Bimes, i cili cuditërisht në tre mandate nuk pati fitore pushteti? Aktualisht janë përfolur dy emra njëri pothuajse anonim Artan Gjoka, për të cilin edhe gjigandi i kërkimit Google e ka të vështirë të thotë dicka pasi ka shumë Artan Gjoka, por asnjë që të ketë lidhje me personazhin që shihet si kandidatë i mundshëm për bashkinë e Gjirokastrës.
A mund të zëvendësojë Flamur Bimen një kandidatë anonim? Përse për 12 vjet rresht Partia Socialiste nuk ishte në gjëndje të promovonte një intelektual si pasardhës të Flamur Bimes? A pranon qyteti i Gjirokastrës kandidatë anonim? Ndërkohë vetëm sot u përfol një tjetër emër i mundshëm për të drejtuar Bashkinë Gjirokastër, Auron Tare ish Deputet i Qarkut të Tiranës, figurë e njohur në fushën e trashëgimisë kulturore shqiptare, përfaqësues i Fondacionit Butrinti një Fondacion Kulturor i themeluar nga Lordi Rothschild dhe Lord Sainsbery of Candover nga viti 1994 – 2000. Sot nëse vëzhgon profilin e Auron Tares njihesh me disa akuza kundër tij më e fundit është ajo e padisë penale nga ana e ILDKPKI (Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe konfliktit të Interesave) që e akuzon Auron Taren për "Refuzim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë. ". Më datë 25 Gusht 2014 sipas njoftimi për shtyp të bërë nga ILDKPKI,  nga verifikimiet e kryera ndaj Auron Tares, me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit rezultoi të jetë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal". Një akuzë tjetër për “Shërdorim detyre” vjen prej vitit 2007 dhe konkretisht Ministria e Drejtësisë do të paraqiste në Kuvendin e Shqipërisë një raport në lidhje me punën e Prokurorisë Sarandë. Në këtë raport të Ministrisë së Drejtësisë thuhej se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, më datë 03.12.2005, ka regjistruar procedimin penal nr. 3, që bën fjalë për veprën penale “Shpërdorim të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi Auron Tare duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullit të detyrës, i kishte shkaktuar dëm ekonomik me pasoja të rënda shtetit. Konkretisht më datë 15.10.2002, ishte zhvilluar tenderi për “Restaurimin e Muzeut në Kalanë e Butrinti V” me fond limit 4.267.902 lekë, me procedurë tender i kufizuar ndërkohë më datë 05.12.2002, është lidhur kontrata për përfundimin e punimeve brenda 25 ditëve. Punimet janë dorëzuar më datë 26.12.2002, 5 ditë para afatit, duke bërë dhe realizimin e pagesave por këto dokumente u bënë me një sërë parregullsish. Por bëmat e Auron Tares nuk mbarojnë me kaq dhe vazhdojnë më tej me një rast të konfirmuar të vjedhjes së makinës së zyrës në Butrint ben me dije raporti. Më tej në raportin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se, “Një rast i dytë procedimi penal po për shpërdorim detyre është shënuar nga ana e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit . Sipas akuzës të ngritur nga kjo zyrë në periudhën që ka qenë në detyrë Auron Tare, me fondet e vëna në dispozicion nga Ministria e Financave në vitin 2001 ka blerë një automjet tip “Jeep 4x4” me vlerë 1.950.000 lekë. Pas largimit nga puna të këtij shtetasi, nuk gjendet në institucion kjo makinë dhe dokumentacioni i blerjes së saj, si dhe pajisje e dokumente të tjera të rëndësishme të kësaj zyre. Pas kërkesës nga ana e institucionit, personi i akuzuar ka dërguar në Butrint një autoveturë tjetër të tipit “Shevrolet Corsika”, jashtë gjendjes së punës. Dy kandidaturat e sipërpërmendura a do të jenë në gjëndje të bindin Gjirokastrën tashmë me ndarjen e re territoriale më të madhe si bashki? Apo për faktin se Gjirokastra njihet rëndom si bastioni i socialsitëve e bën më të lehtë për ta garën e 21 qershorit? Duhet thënë se Gjirokastra është nga ato qytete që di të bëjë surpriza.


1 comment:

  1. Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Magjitë e humbura të dashurisë
    3) Magjitë e divorcit
    4) Magjitë e martesës
    5) Dashuroni magjitë lidhëse.
    6) Magjitë e ndarjes
    7) Dëboni ish-dashnorin
    8.) Ju dëshironi të promovoheni.
    9) magjitë e fitimit të lotarisë
    10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
    Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
    WhatsApp: +2348155926512

    ReplyDelete