04 December 2014

4 Dhjetor dita e flamurit ne Gjirokaster



Gjirokastra sic do 4 dhjetor edhe kete vit ne menyre simbolike nga autoritet vendore u ngrit flamuri ne shenje respekti per dt 4 Dhjetor te vitit 1912.Kjo ceremoni shihet me teper sin je element tradite per ti lene ne memorie brezave te arthshem sakrificen e brezave per te ardhur ne ditet e sotmeNe fakt nga shume hiatoriane data 4 Dhjetor eshte hera e dyte e ngritjes se flamurit ne Gjirokaster pasi ai u ngrit nga patriotet ne prefecture ne daten 29 Nentor . Por po te rikthemei pas ne histori do te shohim se ngritja e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali u pasua me ngritjen edhe në qytete të tjera.
Disa qytete e ngritën më shpejt, pasi rrezikoheshin nga ushtritë ballkanike, sepse më 8 tetor të vitit 1912 kishte nisur Lufta Ballkanike, e cila veç atij qëllimi të shpallur për të larguar nga territoret e Ballkanit Turqinë, kishte dhe një synim tjetër grabitqar e të fshehtë, që e tregoi Lufta e Dytë Ballkanike, e që ishte aneksimi i tokave shqiptare dhe atyre të Maqedonisë që ishin ende nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe do ta bënin fakt të kryer me pushtimin nga ushtritë e tyre.Për këtë arsye disa qytete, si: Elbasani, Tirana, Kavaja, Durrësi e Peqini e ngritën flamurin nga data 25 deri më 27 nëntor, ndërsa Gjirokastra nuk e kishte ngritur flamurin as në 28 dhe as në 29. Më 29 nëntor të vitit 1912 kishte një përpjekje në Prefekturë, ashtu si thotë Thoma Papapano në kujtimet e tij. Vijojnë telegramet në datat 30 nëntor, 1 e 2 dhjetor. Në datën 3 dhjetor të gjithë atdhetarët gjirokastritë që ishin delegatë në Kuvendin Mbarëkombëtar të Vlorës, duke filluar nga Elmaz Boci, Veli Harxhi, Azis Efendi, Xheko, Petro Poga, Mufid Bej Libohova, Hysen Hoxha e Jani Papadhopulli dërgojnë telegrame veç e veç, por edhe të gjithë bashkë.Jo vetëm këta, por edhe atdhetarë të tjerë jo gjirokastritë janë të shqetësuar pse Gjirokastra nuk e ka ngritur ende flamurin. Pasditen e datës 3 dhjetor 1912 (ose 20 nëntor me kalendarin e vjetër) dërgojnë një telegram shumë të fuqishëm, ku u thuhet patriotëve gjirokastritë që, nëse nuk do ta ngrini ju, atëherë do të na vijë keq nëse mund të ngrihet ndonjë flamur tjetër në Gjirokastër, sepse ushtritë greke po përparonin në territorin e Epirit dhe po i afroheshin Janinës.Të detyruar nga këto kushte edhe Gjirokastra duhej ta ngrinte flamurin dhe atdhetarët gjirokastritë e bënë këtë në datën 4 dhjetor.Ndërsa sipas historianeve në godinën e Prefekturës së Gjirokastrës flamuri u ngrit më 29 nëntor të vitit 1912. “Copa për përgatitjen e flamurit që do të ngrihej në Gjirokastër sipas porosisë së qeverisë së Vlorës u ble nga dy patriotët, Thoma  Papapano dhe Idriz Guri në mëngjesin e 29 nëntorit të vitit 1912. Flamuri në Gjirokastër u ngrit më 29 nëntor të 1912 në mbrëmje. Përgatitja e flamurit u realizua nga Zenebie Alite. Sot në muzeun e Gjirokastrës është një fotografi e këtij flamuri si dhe makina qepëse me të cilën ai u përgatit. Shkopi kishte një gdhendje të patriotit  Idriz  Guri.  Ndërkohë muzeu ka siguruar gjithashtu edhe një kopje të një kartoline të vitit 1912, në të cilën ështe stampuar fotoja e flamurit origjinal që Ismail Qemali ngriti në Vlorë. Me anë të kësaj kartoline shqiptarët uronin njëri- tjetrin në raste festash”,

No comments:

Post a Comment