19 February 2015

Tepelenë, Ura e Becishtit rrezikon shembjen



Ura qindra vjecare e Becishtit rrezikon shembjen për shkak të devijimit që ka pësuar këmba nr.3 e saj. Rreshjet e dendura që përfshin jugun e vendit në fillim të këtij muaji ka bërë që gjendja e këmbës së kësaj ure të agravojë. Sipas specialistit pranë Drejtorisë së Kulturës në Tepelenë Taulant Rama bazamenti i këmbës së urës është shkëputur duke rrezikuar edhe rrëzimin e saj.
Po sipas tij nuk dihet ende thellësia e shkëputjes, ndërkohë pas konstatimit të kësaj emergjence kjo drejtori po përgatitet edhe një projekt restaurimi. Ura e Becishtit është ndërtuar rreth viteve 1819 nga Ali Pashë Tepelena, ndërkohë që ende sot ajo shërben për të lidhur 7 fshatrat përtej lumit Vjosë me qytetin e Tepelenës. Prej vitesh kjo urë nuk ka përfituar asnjë investim për restaurimin e saj ndonëse përfaqëson një monument me vlera kulturore dhe arkitektonike . I vetmi investim ka qenë ai i qytetarit hollandezë Keezz Dasselaar, i cili pasi pa gjendjen e urës udhëtoi me fotot në duar 40 km cdo ditë në këmbë për 4 ditë me radhë në Holandë dhe arriti të grumbullojë rreth 30 mijë euro për rikonstruksionin e urës. Së bashku me dy miqët e tij holandezë të shoqatës “Grup Pune për Shqipërinë” dhe banorë të fshatit Beçisht ai drejtoi punimet për restaurimin e urës së Becishtit.

1 comment:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    ReplyDelete