24 February 2015

Kisha Ortodokse kunder Bashkise Gjirokaster




Klerikët  Ortodoksë në qytetin e Gjirokastrës protestojnë kundër punimeve që po zhvillohen nga pushteti vendor në zonën e Kishës së Kryeëngjëjve në këtë qytet. Ata  pretendojnë se bashkia e këtij qyteti jo vetëm që nuk ka marrë leje për ndërhyrjet rehabilituese që po kryen për krijimin e disa ambienteve sportive në Gjimnazin “Siri Shapllo”, por kërkon të bllokojë dhe hyrjen e besimtarëve për në objektin e kultit.
Në një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe këshillit të bashkisë së Gjirokastrës kërkojnë që të anullohen punimet e kryera dhe zgjidhje të përhershme në respekt te historise dhe pronës së rikonfirmuar të Kishës. Prej disa muajsh ka nisur rikonstruksioni i shkollës së mesme që sipas klerikut At Dhionisi vetë shkolla, është ndërtuar në territorin e kishës e cila disponon një sipërfaqe prej 1.2 hektarë tokë. Ai thekson gjithashtu se në këtë sipërfaqe po ngrihet një kalçeto aty kanë qenë varrezat e vjetra të besimtarëve ortodoksë.Ndërkohë edhe At Theodhori Nikolla ka shprehur indinjatën e tij nga mospërfillja e autoriteteve vendore që sipas tij po zaptojnë tokën e kishës që është njohur si e tillë nga Gjykata në prill të vitit 1994. Po sipas At Theodhorit nëse zëri I tyre nuk do të degjohet protestat nuk do të ndalen deri sa të gjejnë bashkëpunim.Klerikët ortodoksë pretendojnë se toka prej 11 mijë m2  është e kishës qysh prej 250 vjetëve  , por kjo vihet në pikëpyetje nga shumë qytetarë të qytetit të gurtë.

1 comment:

  1. Ish i dashuri im më la mua dhe vajzën time gjashtë javë më parë pasi kam provuar pothuajse gjithçka për të rivendosur marrëdhënien time, u zhgënjeva. Asgjë nuk po funksiononte për mua. Një javë më vonë ndërsa po shfletoja në Instagramin tim pashë disa dëshmi për DR, agimi i ndihmoi njerëzit të rindiznin marrëdhënien e tyre dhe të rregullonin shtëpitë e prishura, në fillim isha skeptik, por vendosa ta provoja dhe vendosa të kontaktoj me DR, Dawn për ndihmën e saj, disa ditë duke kontaktuar me të gjithçka ndryshoi automatikisht, trishtimi im u bë Gëzim, buzëqeshja ishte në të gjithë fytyrën time, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe rezultati ishte i përsosur. Unë e përdor këtë medium për të vlerësuar Dr, Dawn, nëse keni ndonjë vështirësi në marrëdhënien tuaj.
    *Nëse doni të mbeteni me barrë.
    *Nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    Dr Dawn Acuna është personi i vetëm që mund t'ju ndihmojë: dawnacuna314@gmail.com
    WhatsApp: +2348032246310

    ReplyDelete