31 January 2015

Gjirokaster,permbytje dhe mungese energjie

Përmbytje dhe mungesë e energjië elektrike ka qenë panorama e djeshme për qytetin e Gjirokastrës. Moti I keq me rreshje të dendura shiu ka shkaktuar probleme të mëdha për qytetin e gurtë ku ka patur bllokim të rrugëve ndërkohë në disa pjesë edhe shkarje dherash. Sipas bashkiakut Flamur Bime situata paraqitet problematika në disa lagje si pasojë e daljes nga shtrati e 5 përrenjëve që përshkojnë këtë qytet, si dhe në rrugën nacionale Virua-Gjirokastrës për shkak të daljes nga shtrati te lumit Drino.Në pikën e Viroit si asnjë herë tjetër rruga nacionale ishte njësh me ujin e liqenit duke e bërë të pakalueshëm këtë aks.Po sipas tij nëse moti I keq do të vazhdojë kjo situatë do të pasohet nga probleme më të mëdha.Edhe për prefekten e qarkut Gjirokastër Zamira Rami situata paraqitet problematike vecanërisht për rrethin e Gjirokastrës, ndërkohë që në rrethin e Përmetit dhe Tepelenës ka patur vetëm bllokim të rrugëve për shkak të rrëzimit të pemëve. Po sipas saj janë marrë të gjitha masat për të përballuar këtë situatë falë edhe bashkëpunimit me struktura të tjera përkatëse për emergjencat civile. Mungesë e energjisë elektrike ,rrugë të pakalueshme ,toka të përmbytura është një panoramë që përsëritet vazhdimisht në Gjirokastër e cuditërisht të gjitha autoritet flasin për masa të marra pikërisht atëherë kur situate të del jashtë kontrollit.

1 comment:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    ReplyDelete