21 January 2015

Gjirokastër, Homazhe për Ziver Veizin

                                                                               

Në fshatin Zenelaj të rrethit të Gjirokastrës të afërm, familjarë dhe përfaqësues politikë kujtuan sot me homazhe në varrezat e fshatin Ziver Veizin vrarë në 21 janarë 2011 në protestën e socialistëve para kryemnisistrisë.
Sot pas 4 vjetësh ende familjarët e tij kërkojnë drejtësi .Vëllai i Ziverit, Hiqmet Veizi si dhe kunata e tij në fjalën e tyre për Televizionin Kanal 7 kërkuan të vihet drejtësia në vend pasi nuk është dënur as urdhëruesi dhe as vrasësi i Ziverit,s i dhe 3 viktimave të tjerë që u vranë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit katër vite më pare. Ndërkohë përfaqësuesi i PS Gjirokastër Belul Hila theksoi gjithashtu se vetëm me drejtësi mund të prehen të qetë viktimat të cilët u vranë për demokraci. Ishte ekspertiza e FBI amerikane e cila vërtetoi se plumbi që vrau Ziver Veizin kishte dalë nga pistoleta e ish-Komandantit të Gardës Ndrea Prendi. Pas 39 seancash gjyqësore, akuza kërkoi dënimin me 23 vite burg për Prendin. Avokatët mbrojtës këmbëngulën në pafajësinë e tyre, dhe ky ishte dhe vendimi që u dha nga gjykata “Pafajësi”. Prokuroria e apeloi sërish vendimin e pafajësisë për Prendin. Vendimi i dytë i Gjykatës së Apelit kishte zbutur akuzën në “vrasje nga pakujdesia”. Me vendimin e ri asnjë nga të pandehurit nuk u arrestua sërish, por iu njoh si dënim koha e paraburgimit. Është kjo arsyeja që familjret e Veizit kerkojnë drejtësi pasi vrasësit e Ziver Veizit sot janë shpallur të pafajshëm.Protesta e 21 janarit 2011 nisi si një protestë kundër qeversisë së asaj kohe u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që do të ndërronte jetë pak ditë më vonë. Të gjithë të qëlluar mes orës 16:00-16:10. Demostruesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda vdiqën atë ditë, shtatë të tjerë u plagosën, mes të cilëve Aleks Nika, i plagosur rëndë ndërroi jetë në një spital në Turqi.

1 comment:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    ReplyDelete