22 January 2015

Gjirokaster,mjeket kundershtojne testimin

                                                                               

41 vite karrierë në mjekësi dhe sot të kërkohet testim jo vetëm shihet si paradoks, por dhe jo e moralshme nga mjeket e spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër . Shefi i shërbimit të urgjencës në këtë spital, Thanas Bashari shprehet se është i gatshëm dhe i hapur për testim vetëm në rast se do të kryhet nga specialistët apo mjeket që atij i kanë dhënë diplomën e mjekut.
Bashari shprehet se nuk do të pranojë të testohet pas 41 vite karrierë nga njerëz që nuk kanë lidhje me mjekësinë, dhe në rast të kundërt është i gatshëm të lërë edhe vendin e punës. Për shefin e shërbimit të pediatrisë Llambi Dilo, është i turpshëm kategorizimi i njëjtë i punonjësve të shëndetësisë si mjekë ashtu edhe infermierë. Ndërsa për të mbledhja e krediteve tashmë është kthyer në një Pazar, mjafton të paguash dhe të marrësh një certifikatë.Vetëm pak ditë më parë Ministri i Shëndetësi Ilir Beqja bëri me dije se nuk do të ketë asnjë tërheqje për nismën e testimit të mjekëve dhe infermierëve, ndërkohë që ka paralajmëruar përjashtimin e atyre që nuk pranojnë ta bëjnë këtë testim. Po sipas tij testimi do të bëhet për të pasur njohje sa më të mirë të Ministrisë së Shëndetësisë të njohurive që kanë sot mjekët dhe infermierët, për të krijuar një program të qëndrueshëm, të shpejtë dhe efikas të rritjes së formimit të tyre profesional.

No comments:

Post a Comment