08 January 2014

Gjirokastër, shembet një pjesë e fasadës së shtëpisë së Hadërajve


Vijon shembja e pasurisë së papërsëristhme të qytetit te gurtë, një pjesë e fasadës perëndimore të shtëpisë së Hadërajve në Gjirokastër dhe ndarjet e kateve të kësaj shtëpie, monument kulture I kategorisë së dytë, eshte shembur plotësisht duke rrezikuar edhe jetën e banorëve të lagjes “11 janari”. Kjo shembje rrezikon seriozisht edhe ekzistencën e këtij objekti 200 vjeçar I braktisur prej vitesh nga pronarët pikërisht për këtë arsye, ndërsa duket se është lënë në harresë nga Drejtoria e Trashëgimisë në Gjirokastër. Godina trekatëshe e stilit mesjetar është thuajse e amortizuar plotësisht, ndërsa rrezikshmëria e shembjes është e lartë. Banesa e madhe e Hadërajve u përfshi nga flakët dy vjet më parë gjatë natës së Pashkëve Ortodokse.
Nga hetimet e bëra gjatë 2012 u tha se shkaku I zjarrit mund të ishte një shkëndijë elektrike dhe rrjeti I amortizuar elektrik. Pavarësisht projektit të hartuar nga Drejtoria e Monumenteve, vonesa e fondeve për realizimin e tij bëri që vetëm një vit më vonë në  28 Shkurt te 2013 të rrëzohet një pjesë e fasadës prej 30 m2 e banesës 200 vjeçare shpallur monument kulture, por që sot është kthyer në një banesë që përbën rrezik për kalimtarët dhe banorët që jetojnë aty pranë.Për autoritet përgjegjëse  ka mjaftuar një tabelë ku shkruhet “kujdes, rrezik shembjeje”për ta quajtur të përfunduar detyrimin kundrejt kësaj pasurie kulturore. Sipas inxhinierit të drejtorisë së monumenteve Dorian Çeribashi shembja e një shtëpie monument kulture për shkak rreziku, I takon emergjencave civile. Po sipas tij se shmangia e rrezikut do të ndodhë brenda kësaj jave.Ndërkohë banorët që jetojnë pranë kësaj banese shprehen të shqetësuar pas kësaj situate, ndërsa përreth godinës nuk është vendosur asnjë shirit paralajmërues.Shtëpia e Hadërajve e vendosur në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër konsiderohet si një nga kartolinat e qytetit nisur nga stili arkitektonik I saj. Por neglizhenca e organeve përgjegjëse ka bërë që ky monument, pasuri kombëtare të shkojë drejt rrënimit total, madje duke diskutuar shembjen e plotë të saj.  Shkon në rreth 20 objekte, pjesa më e madhe monument culture, prej të cilave ka edhe nga ato të kategorisë së parë, numri I objekteve në qytetin e gurtë të cilat janë shembur apo janë drejt degradimit të plotë, por që sipas drejtorisë së monumenteve nuk përbejnë rrezik për banorët.


No comments:

Post a Comment