09 December 2014

Rreshjet e shiut shkaktojnë dëme në dy lagje të Tepelenës



Rreshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar shkarrje dheu të rrugës që lidhë lagjen “Demokracia” dhe  lagjen “Majkosh” në qytetin e Tepelenës, duke dëmtuar edhe tubacionin e ujit të pijshëm. Drejtori i Ujësjellës- Kanalizimeve Tepelenë Arben Kacori bën me dije se kjo problematikë ka shkaktuar mos furnizimin e rregullt me ujë për një numër të konsiderushëm të banorëve të këtyre lagjeve. Po sipas z. Kacori kësaj emergjence nuk i është kushtuar vëmëndja e duhur nga autoritetet përkatëse duke mos marrë masat e nevojshme në kohë.Ndonëse moti në vend është stabilizuar kjo nuk do të thotë se dimri ka përfunduar. Stina e ftohtë dhe e lagësht sapo ka trokitur ndërkohë do të na shoqërojë edhe për 2 muaj në vazhdim, prandaj marrja e masave nga shtabi i emergjencave është e domosdoshme për të parandaluar në kohë problemet që shkaktohen nga rreshjet e shiut.

No comments:

Post a Comment