02 December 2014

Gjirokastra nen pushtetin e shiut



Moti i keq ka rikthyer sërisht përmbytjet në Gjirokastër. Mëngjesi i të martës erdhi nën një situatë kaotike në qytetin e UNESKO-s. Rruga nacionale tërësisht nën pushtetin e ujit ka detyruar autoritet lokale të devijojnë rrugën në mënyrë që qarkullimi të mos bllokohet . Pjesa e poshtme e shëtitores ka qenë gjithashtu nën pushtetin e ujit duke vendosur në vështirësi drejtuesit e mjeteve të cilët përpiqeshin mos mbeteshin në mes të ujit.
 Për vetë infrastruklturën që paraqet qyteti i Gjirokastrës me pjerësinë karakteristike ka bërë që të gjitha rrugët e brendshme të qytetit për shkak të vërshimit të ujit të jenë të pa kalueshme për këmbësorët, aq sa të krijohej ideja se nuk kishim të bënim me rrugë të kalueshmë, por më shtretërit e përrenjëve. Duket se situata paraqitet problematike vetëm për qytetin e Gjirokastrës pasi sipas informacioneve të marra nga burimet zyrtare përgjithësisht situate paraqitet nën kontroll në zonat rurale. Më problematike paraqitete gjendja në rrugën nacionale Gjirokastrës -Tepelenë në vendin e quajtur “Shkalla e Zeza” ku ka rrëshkitje të vazhdueshme të dherave por qarkullimi vijonë të jetë normal. Ky vend njihet si më problematiku në situata të tilla pasi cdo dimër është shkaktari kryesor i bllokimit të qarkullimit në këtë aks mjaft të qarkullueshëm. Si shkak i përbërjes së shtresave të tokës dhe ujit të vazhdueshmë që qarkullon në to prej vitesh kjo zonë vazhdon të mbart probleme, madje nuk harrohet as shkarja masive që bllokoi rrugën nacionale për dy ditë me rradhë. Sipas sinoptikanëve moti i keq pritet të vazhdojë dhe gjatë ditës së nesërme, cka do të thotë se problematika e përmbytjeve do të jetë prezentë.

1 comment:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    ReplyDelete