11 November 2014

Ndalen rreth 90 klandestine

                                                                                



97 është nuumri i klandetinëve Sirianë të ndaluar gjatë 48 orëve të fundit në aksione të ndryshme nga policia kufitare e Kakavies në bashkëpunim me forcat Delta. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se klandestinët kishin hyrë ilegalishtë në territorin shqiptarë nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grekë dhe kishin si destinacjon Malin e Zi.
Gjithashtu konfirmohet se 36 klandestinë janë ndaluar në fshatin Radat, 16 fshatin Grapsh, 35 të tjerë u bllokuan në fushën e Glinës si dhe 10 të tjerë pranë fshatit Kakavie. Të njëjtat burime bëjnë me dije se klandestinët të pajisur me leje qëndrimi të shtetit grekë do t’i rikëthehen sërisht palës helene. Vetë klandestinët e ndaluar shprehen se lufta në Siri dhe situata e krjijuar atje i ka detyruar të ndërmarin këtë udhëtim të rrezikshëm për t’u bashkuar me familjarët e tyre që ndodhen në vendet e Europës Perëndimore. Ata tregojnë për rrugëtimin e tyre nga Siria në Turqi, Greqi duke zgjedhur Shqipërinë si një trampolinë për të shkuar në drejtim të Malit të Zi, Serbisë me destinacion vendet e BE-së.Lufta 3 vjecare në Siri ka detyruar shumë qytetarë të saj të ndërmarrin një udhëtim të rrezikshëm duke synuar një jetë më të mirë larg luftës dhe përgjakjes duke zgjedhur Shqipërinë një si trampolinë për të shkuar drejt vendeve të BE-së. Nga ana tjetër angalizhimi i forcave Delta ditët e fundit në aksionet e ndalimit të klandestinëve faktojnë frikën e vendit tonë nga ndonjë sulm i mundshëm i militantëve të ISIS, të cilët nëpërmjet klandestinëve e kanë më të lehtë të shtrihen më gjerë dhe pse jo të ndërmarrin ndonjë sulm të mundshëm.

No comments:

Post a Comment