01 November 2014

Antarsimi ne BE dhe sfidat e Shqiperise

                                                                                   
Sfidat e antaresimit te shqiperise ne BE jane te shumta tashme prej vitesh vijojne keto perpjekje edhe pse shpesh here te pergjysme. Shtyrja prej disa here e statusit te kandidatit dhe 6 vende skeptike te cilat me pas thane po per vendin tone ishin sfida qe tashme vendi I cileson te kaluara. Ne fakt shpesh fqinjet na kane vendosur kushte per tu bere pjese e Be-se por Italia eshte shfaqur me e vendour Shqiperia eshte vend europian dhe e ka vendit ne BE.Kjo eshte edhe ajo cka konfirmoi ne Gjirokaster konsulli I pergjithshem Italian ne Vlore  Stefano Bergesio
.Në një plan më të gjerë, nuk ka dyshim se perspektiva europiane e Shqipërisë, ashtu si për vendet e tjera të Ballkanit duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës, është një proces i qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm, ndonëse i vështirë për t’u parashikuar në kohë. Parakushtet mbeten po ato: shtet i fortë me administratë eficiente, forcim i shtetit ligjor, përmirësim i kushteve për rritjen ekonomike dhe zgjerim i bashkëpunimit rajonal. E këto parakushte i janë paraqitur qeverisë shqiptare shumë kohë më parë – qysh në vitin 1999. Ndonëse për një pjesë të mirë të këtyre proceseve mungojnë të dhënat e detajuara që mund të argumentojnë këto procese, nga raporte, studime, analiza, të dhëna statistikore, etj., mund të arrihet në përfundimin se pavarësisht hapave para-prapa, ngadalësisë së procesit, etj., mbështetja publike, nga ana e komunitetit të biznesit, shoqërisë civile, etj., ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë ka qenë dhe mbetet mjaft e lartë, ndoshta ndër përparësitë kryesore të axhendës zhvillimore të vendit. Pavarësisht kësaj dhe faktit se qeveritë shqiptare të dekadës së fundit kanë qenë të angazhuara për këtë përparësi, dhe në disa raste, posaçërisht gjatë dy viteve të fundit ato kanë dështuar në adresimin e tyre në mënyrë të përshtatshme si dhe në arritjen e rezultateve të prekshme në interes të qytetarëve të vendit. Në këtë mënyrë, duket sheshit se zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i vendit është ngadalësuar dukshëm së bashku me vetë procesin e integrimit europian të tij…

No comments:

Post a Comment