03 November 2014

Qyteti i Memaliajt, kremtohet 62 vjetori i krijimit të tij



Qyteti i Memaliajt kremtoi ditën e djeshme 62 vjetorin e themelimit të tij. Në kuadër të kësaj dite Bashkia e qytetit organizoi një sërë aktivitesh të denja për këtë përvjetor  që u celën në orët e para të mëngjesit me një ekspozite fotografish të qytetit të minatorëve ndër vite e cila u prit me mjaft interes. Ne mesditë aktivitet vijuan  me inagurimin e stadiumit “Karafil Caushi” i cili tashmë ka një fytyrë tjetër me një investim të FSHF-së. Si për ti dhënë vlerë këtij investimi u zhvillua ndeshja ndërmjet ekipit futbollistik të Minatorit dhe atij të Bilishtit e cila përfundoi me fitoren e vendasve.
Kjo ditë u përshendet edhe nga ish krerë të bashkisë së Memaliajt si dhe futbollitë të cilët ndër vite kanë kontribuar për këtë qytet.Nën dritën e fishekzjarreve të shumta aktivitetet vijuan me një koncertë festiv i cili staroi me një dokumentarë për qytetin e vogël të Memaliajt për të hedhur dritë për kohën e krijimi të tij, sfidat dhe arritjet e këtij qyteti minatorësh. Kreu i bashkisë Memaliaj Lulëzim Meci vijoi ceremoninë me dhënien e titujve me motivacionin “Mirënjohje e qytetit”  disa prej minatorëve të qytetit por edhe FSHF-së,. Meci nuk harroi pa përmendur edhe disa projekte që do të ndërmmeren për të rijetëzuar këtë qytet .Atmosfera festive u përbyll gjatë orëvë të vona të mbrëmjes nën tinguj e këngëtareve të ftuar si Ylli Baka, Kozma Dushi. Lliljana Kondakci, Petrit Lulo, Djemtë e Vjosës.Qyteti Memaliaj është një qytet i vogël i vendosur rreth 7 km në veri të Tepelenës, dikur me një popullsi që arrinte deri në 12 mijë banorë aktualisht ai numëron 7640 banorë. Ky qytet u krijua në vitin 1952 si qëndër industriale për prodhimin dhe shfrytezimin e mineralit qymyrguri, por vëmendja për këtë zonë të pasur kishte lindur në vitet '30 me ekspeditat e ndryshme të specialistëve italianë. Shumë shpejtë Memaliaj do zhvillohej e do ecte me furinë e Vjosës e cila lagë tre anë të këtij qyteti, me ujin e saj të pastër dhe të bollshëm.Gjatë periudhës së monizmit Memaliaj ishte një nga qëndrat prodhuese me kryesore të vendit të qymurgurit i cili njihej në krahasim me fushat qymyrgurore të Ballkanit për fuqin kalorifike relativisht të lartë, por me përmbajtje squfuri mbi normat ndërkombëtare, rreth 3% nga nën 1% e lejuar. Në vitin 1990 ajo arriti kapacitetin 500.000 ton në vit. Me ndërrimin e sistemeve rëndësia e minierës u ul ndjeshëm. Kriza ekonomike dhe vështirsitë e një ekonomie tregu bën që miniera të shkoj drejt mbylljes. Me mbylljen e minierës së qymyr gurit një nga problemete më të mëdha me të cilin u ndesh ky qytet ishte dhe pa punësia një fenomen të cilin e vuan edhe sot.

No comments:

Post a Comment