14 March 2014

Largimet nga puna te posta Shqiptare Gjirokaster

                                                                                   

Punonjës të filialit të postës Shqiptare në Gjirokastër të larguar nga puna në një dalje për mediat kanë protestuar kundër largimit të padrejtë sic e cilësojnë vet ata. Sipas tyre iu është bërë zgjidhja e kontratës pa ndonjë arsye konkrete dhe për këtë do ti drejtohen gjykatës pasi sipas tyre largimi nga puna ka vetëm motive politike dhe asgjë tjetër.
Filialit të postës shqiptare në Gjirokastër do ti shkurtohen plot 18 vende pune dhe nuk behet fjale për heqje politike nga puna ka bërë me dije jashtë kamerave drejtori postës Ismail Zeko . Sipas tij është një urdhër nga drejtoria qëndroe për shkurtimin e 18 vendeve të punës. Largimet nga puna në shumë institucione janë kryefjala e ditëve të fundit pasi të larguarit e cilesojnë largimin me motive të qarta politike dhe jo per paaftësi profesionale. Shumë prej tyre u janë drejtuar tashmë dyerve të gjykatës.

No comments:

Post a Comment