30 October 2014

Gjirokastër, bien në pranga 4 shtetas për vjedhje të energjisë elektrike

                                                                                     

Në ditën e dytë të operacjonit“Hajdutët e Energjisë Elektrike” kanë rënë në pranga të policisë së Gjirokastrës 4 shtetas.Sipas njoftimit të policisë dhënë për mediat mësohet se janë arrestuar për veprën penale të “Vjedhje e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” shtetasit F. Dajlani, vjeç 29, banues në fshatin “Lazarat”  Gjirokastër,L. Gagani, vjeç 53 , banues në Gjirokastër, Shtetësja T. Margariti, vjeç 51,  banues në fshatin “Jergucat” komuna “Dropulli i Sipërm”  Gjirokastër si dhe shtetasi G. Saraçi, vjeç 54, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur është bërë pasi gjatë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të OSHEE, Njësia Gjirokastër, në bashkëpunim me Punonjësit e Policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër janë kapur në flagrancë duke vjedhur energji elektike  nëpërmjet lidhjeve të paligjshme të energjisë elektike. Në njoftim thuhet gjithashtu se  Gjithashtu L.Gagani ka qene duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt dy katësh ngjitur me banesën e tij për të cilën nuk disponon leje ndërtimi suke bërë që të arrestohet për veprat penale të “Vjedhje e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” dhe “Ndërtim i paligjshëm” vepra këto parashikuar nga  Neni 137 dhe 199/a i Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment