25 October 2013

Nuk dihet kostoja e demeve ne Gjirokaster


Për zonën muzeale të qytetit të Gjirokastrës nuk ka nje kosto reale të dëmeve dhe sasinë e investimeve që kërkon ky qytet për të mos qenë më i rrezikuar nga humbja e trashëgimise kulturore. Këtë fakt e konfirmon edhe drejtori i fondacionit "Gjirokastra " Z Sadi Petrela i cili thotë gjithashtu se për herë të parë ka nisur vlerësimi i objekteve kulturore nga firma të specializuara në këtë fushë, për të parë dhe njohur realisht sa është fondi i nevojshëm që i nevojitet qytetit të UNESKO. Sipas Petreles ne shtepine e Babametos i investuan 160 mije euro për rikontruksionin e saj dhe nxjerrjen nga emergjenca, më pas vlera e kësaj godine u vlerësua në rreth 960 mijë euro. Po sipas Petreles deri tani është bërë vlerësimi i 150 shtëpive në Berat dhe 110 në Gjirokastër. Qyteti i gurtë ka rreth 600 monumente kulturore të kategorisë së parë dhe të dytë dhe nga vleresimi i deri tanishëm rezulton se shtëpitë gjirokastrote vlejnë rreth 58 milionë euro.Vetëm pak ditë më parë UNESKO i kërkoi shtetit shqiptar që Gjirokastra dhe Berati të koncpetohen dhe të trajtohen si një qytet i vetëm . Një projekt që i trajton të dyja këto qytete është edhe “REVATO”.Projekti REVATO përfshin një sërë veprimtarish të tjera si:  identifikimi i pronarëve të  banesave “Monument kulture” dhe regjistrimi i tyre në një  bazë të dhënash, mbështetja për  regjistrimin e pronësive në Zyrat  e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, restaurimi i 11 çative në  të dyja qytetet historike, përgatitja  e 10 modeleve planesh biznesi që  demonstrojnë shembuj se si në ndërtimet historike mund të zhvillohen biznese të vogla, kryesisht në shërbim  të turizmit familjar, etj. Drejtori i Fondacionit Gjirokastra, Sadi Petrela tha se: “Qëllimi është që të  krijohet ndërgjegjësimi në shtresat e  ndryshme të shoqërisë dhe administratës shqiptare, si dhe donatorëve  që menaxhimi i trashëgimisë kulturore kërkon ndërhyrje tërësore dhe  gjithëpërfshirëse me shkallë të lartë  profesionalizmi.Problematikat që shfaqen në Gjirokastër e Berat janë gati të ngjashme dhe kryesisht janë mungesa e investimeve dhe ndërhyrjet pa leje në zonën muzeale. Vlen të theksohet se në Gjirokastër në zonën muzeale rezultojnë rreth 300 ndërtime pa leje nga ku dhe UNESKO kerkoi nga autoritet të ndërhyet e të mos lejohet më një masakër urbane në këtë zonë.

No comments:

Post a Comment