10 October 2014

Nderohet çeta kryengritëse antikomuniste e Zhapokikës, në rrethin e Tepelenës


Presidenti Bujar Nishani, i ka akorduar çetës antikomuniste të Zhapokikës në rrethin e Tepelenës, me titullin “Nderi i Kombit”. Në ceremoninë e organizuar në Komunën Luftinjë, kreu i shtetit vlerësoi betejat për liri të burrave të kësaj zone. Presidenti i Republikës, ishte miku i veçantë i banorëve të Komunës Luftinjë në Tepelenë.Në 66 vjetorin e krijimit të çetës kryengritëse antikomuniste të Zhapokikës, u zhvillua një ceremoni përkujtimore, në nderim të burrave të kësaj zone, që u ngritën me armë kundër nstalizmit të sitemit komunist në Shqipëri.Presidenti Nishani, në këtë përvjetor, e nderoi çetën kryengritëse me titullin “Nderi i Kombit”.Kreu i shtetit tha se gjatë gjithë shekujve banorët e kësaj zone i shndërruan malet në shtëpi të lirisë, të mbrojtjes dhe atdhedashurisë.Çeta  e Zhapokikës përbëhej nga 25 burra të fshatrave Zhapokikë, Luftinjë dhe Kamçisht, të cilët u ngritën me armë në duar, kundër instalimit të diktaturës komuniste në vitin 1948. 9  prej pjestarëve të çetës u vranë apo pushkatuan.

No comments:

Post a Comment