08 October 2014

Nxënësit e shkollës 9-vjecare në Mashkullorë zhvillojnë mësimi në kushte të mjerushme



Edhe pse ka gati një muaj që ka nisur viti i ri shkollor 2014-2015 në rrethin e Gjirokastrës nuk mungojnë shkollat në gjëndje të mjerueshme. Prej vitesh nëxënësit e shkollës 9-vjecare “  Bahri Myrtaj “ në fshatin Mashkullor të Gjirokastrës janë të detyruar të zhvillojnë mësimin në kushte të papranueshme për ditët e sotme .Dritare të thyera, tualete jashtë funksionit të tyre si dhe ambajenti i pa pastër jane kushtet në të cilat përballen cdo ditë nxënësit e kësaj shkolle. Sipas kryetarit të Komunës Cepo Dragush Logli në këtë shkollë prej vitesh nuk është bërë ndonjë rikonstruksion total por vetëm lyerje fasadash për shkak të mungesës së fondeve . Po sipas Loglit janë shumë shkolla nëpër fshatrat e kësaj komune e cila për shkak të numrit të vogël të nxënësve është e nevojshme të bashkohen në një shkolle të vetme, pasi në këtë mënyrë edhe fondet për investim në një shkollë të vetme do të jenë më të mëdha .Nga ana tjetër nëxënësit e shkollës Bahri Myrja shprehen të shqetësuar për kushtet e shkollës, ku sipas tyre në ditët me shi është e pa mundur të zhvillohet procesi mësimor për shkak se shiu futet brenda në klasa.

No comments:

Post a Comment