18 June 2013

Angjeli ne takime me banoret


Kandidati për deputet i Partisë Socialiste  për qarkun e Gjirokastrës , Anastas Angjeli ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim me banorët e lagjes Gërhot në Gjirokastër .Në fjalën e tij kandidati Angjeli  tha se këto pesë ditë janë pesë ditët e fundit të regjimit Berisha dhe fitorja e PS mbetet për tu çertifikuar.Ndërkohë Angjeli theksoi se koalicioni i majtë është koalicion parimesh jo ndarje postesh,ai  atakoi dhe kandidatin e LSI  Vangjel Tavo .
Në vijim të takimeve kandidati Angjeli u ndal te Dhoma e Tregetisë  në një takim me biznesin në jug të vendit. Kryetari  i Dhomës së Tregtisë  për qarkun e Gjirokastrës Mustafa Devolli ,fillimisht ka ngritur problemet që has biznesi në Gjirokastër kryesisht në kredimarrje.

No comments:

Post a Comment