06 July 2013

NIVELI I JETESES


Sipas EUROSTAT, kostoja e jetesës në Shqipëri është sa gjysma e nivelit mesatar të vendeve europiane (51%), ndërkohë që me standartin e fuqisë blerëse, të ardhurat për frymë i ka vetëm sa 1/3 e mesatares së BE-së (31%).E parafundit për nga varfëria, duke lënë pas vetëm Bosnjen, Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedonisë,
për çmimet më të lira, në një nivel me Bullgarinë.Zyra e BE-së për Statistikat publikoi Indekset e nivelit të çmimeve për mallrat e konsumit dhe shërbimeve gjatë vitit 2011-2012, tek vendet anëtare dhe ato aspiruese të Unionit.Lista kryesohet nga Danimarka, si vendi më i shtrenjtë me 142%, ndërsa vendi më i lirë Maqedonia me 45%, ku 100 % konsiderohet mesatarja e 27 vendeve të BEsë.Treguesit më të ulët në Shqipëri vërehen për kategoritë "Hotele e Restorante" dhe "Alkol e Duhan", respektivisht 42% dhe 50% të mesatares europiane (BE27).Buka, mishi, bulmeti, fruta-perimet e pijet jo-alkolike, rezultojnë më të shtrenjta, pasi indeksi i çmimeve në vend është 70% e mesatares europiane, për veshjet 72%, për biçikleta e automjete personale 98%, ndërsa pajisjet elektronike 108%, pra mbi çmimet mesatare në BE.

No comments:

Post a Comment