08 August 2013

Arrestohet nje shtetas ne Permet per zjarrvenie me dashje

Pëmet: Policia vendase vuri në pranga një shtetas për zjarrvenie me dashje. Në pranga të policisë ka rënë Hekuran Sherifi  lindur dhe banues në fshatin Ribam komuna Dishnice . Ky shtetas në vendin e quajtur Melqinjas i ka vëne zjarrin me dashje disa shkureve nga ku më pas zjarri ka perfshire disa parcela me jonxhë e bar duke djegur 5 Dynym bar e jonxhë në pronësi të shtetasit GJ.S . Zjarri ka pëerfshirë dhe një pjesë të pyllit por ndërhyrja e zjarrfikësve, policisë dhe banorëve të zonës vuri ne kontroll flakët dhe ndali djegien edhe të disa parcelave me rrush e ullinj. Zjarrvëniet e qëllimshme ne jug të vendit përsëriten cdo vit por janë te pakta rastet kur dërgohen përpara ligjit zjarrvënesit.

No comments:

Post a Comment