10 October 2014

Deputetët demokratë të Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë ne Lazarat




Deputetët demokratë të Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë Alban Zeneli dhe Ardian Turku, kanë qenë mbasditen e të enjtes, mes banorëve të Lazaratit, për t’u njohur me situatën. Demokrati Turku u shpreh se arrestimet janë bërë në një klimë terrori të pazakontë, ndërsa shton se i ka kërkuar policisë që të mos kryej kontrolle në orare të papërshtatshmeKemi informacione që nuk ka pasur keqtrajtime në dhomat e të arrestuarave.” -tha deputeti i PD, Ardian Turku.Para se të ndërmerrnin kontakt me banorët, përfaqësuesit demokratë në Komisionin e Sigurisë në parlamentin shqiptar, kanë zhvilluar një takim me krerët e policisë rajonale të Gjirokastrës, ku janë njohur me detaje rreth gjendjes që mbizotëron në Lazarat në 48 orët e fundit dhe problematikat e lindura pas dhe para tubimit protestues.Të rrethuar nga popullsia lazaratase në qendër të fshatit, deputetët Zeneli e Turku, kanë dëgjuar kërkesat e tyre të cilat në themel, kanë pasur largimin e policisë nga fshati dhe krijimin e kushteve të sigurisë publike.Deputeti Zeneli ka mbështetur kërkesat e lazaratasve të cilët kërkonin në grup largimin e policisë dhe minimizimin e prezencës së saj, në raport edhe me komunat e tjera të Gjirokastrës.Një ditë më parë nxënës të shkollës 9-vjçare në fshatin Lazarat të ndihmuar dhe nga banorët protestuan për praninë e policisë, ndërsa nuk nguruan të qëllonin me gurë dhe automjetet e policisë. 19 persona janë ndaluar nga policia, mes tyre edhe dy gra nga fshati Lazarat. Ata mendohet se janë një pjesë e grupit që sulmoi dje me gurë forcat e rendit në këtë fshat.Disa persona janë në kërkim, ndërsa të dyshuar si organizatorë të akteve të dhunës sipas policisë janë edhe disa mësues të shkollës 9-vjeçare dhe asaj të mesme në këtë fshat.Sipas policisë kjo ishte një protestë e parapërgatitur që kundërshtonte forcat e policisë që po qëndrojnë në këtë fshat.  Tre policë u plagosën nga gurët dhe dy automjete u dëmtuan rëndë. Policia rimori situatën shumë shpejt dhe pas shoqërimeve të para nisi puna për kapjen e organizatorëve të këtyre akteve.  

No comments:

Post a Comment