06 June 2013

PBDNJ TAKIM NE NDERMARJEN E FASONEVE

Duke i mëshuar idesë se punësimi dhe zgjerimi i aktivitetit ekonomik përbejnë mjetin më efikas në luftën ndaj varfërisë dhe mjerimit social ,kandidatët e listës së PBDNJ-se për Qarkun e Gjirokastrës,Alqi Puli që e kryeson atë dhe Odeta Sufati ,vizituan ndërmarrje të punësimit masiv si ato të rrobaqepësisë –fason.Ishte një rast i mirë ky për të takuar biznesmenët që pavarësisht konjukturave aspak të favorshme ekonomike dhe financiare këmbengulin në veprimtarinë e tyre ,por edhe punonjësit e këtyre ndërmarrjeve .Për PBDNJ-në forcimi i aktivitetit ekonomik duhet të mbështetet nga ana e institucioneve shtetërore dhe me mbajtjen e vendeve të punës deri në kapërcimin e situatave të disfavorshme në rajon,duhen krijuar lehtësi tatimore ,subvecionime në sigurim etj.Për PBDNJ përbën qëndrim konstant se rajoni ynë nuk i ka shfrytëzuar sa duhet mundesitë që ofrohen si rajon ndërkufitar me BE-në në sektorin e biznesit dhe bashkëpunimit ekonomik
 Ndërkaq për punonjësit  dhe të drejtat e tyre ,PBDNJ ka shprehur pikëpamjen se politikat lehtësuese ndaj biznesit do të duhet të shndërrohen në përmisimin e kushteve të punës për punëtorët ,kujdesin e tyre shëndetësor dhe rritjen e pagesës së punës.Vështirësitë që kalon veprimtaria prodhuese dhe ekonomike në përgjithësi nuk duhen përdorur si alibi për kufizim të  të drejtave në punë.Për PBDNJ në veçanti politikat shtetërore do të duhet të synojnë marrjen në punë të moshave të reja për të zbutur edhe fenomene të tjera negative shoqërore.

No comments:

Post a Comment