13 May 2013

13 Maj afati i fundit te publikimit te listave


13 maj  eshte  edhe afati  i fundit  i publikimit te  listave  perfundimtare te zgjedhjeve te 23 qershorit. Dublimet  ,si nje problem i evidentuar ne keto lista ku vetem para  pak kohesh  numri me i madh ishte ne Permet me 56 dublime ,me pas  ne Gjirokaster  me  44 dublime dhe Tepelena me 5 dublime,tashme   jane eliminuar perfundimisht sipas burimeve zyrtare .Prefektja e Qarkut Gjirokaster Mimoza Como  ne nje interviste per channel 7, thote se fale punes intensive
  te bere prej koordinatoreve  te KQAZ  dhe   punonjesve  te njesive  vendore  jane eliminuar  plotesisht  dublimet ne  rrethet e Permetit, Tepelenes  dhe Gjirokastres .Ne qarkun e Gjirokastres do te jene funksionale  240 qendra votimi nga te cilat 5-se ne ambjente private.Po sipas prefektes Como keto ambjente jane te aprovuara dhe te monitoruara nga koordinatoret e KQZ.Ekstrakti i listes se zgjedhesve eshte gjeneruar prane cdo njesie te qeverisjes vendore dhe ai ne total permban 123.221 zgjedhes  te  afishuar qarte prane 240 qendrave te votimit.Nje risi per kete proces zgjedhor eshte se qyteti i Gjirokastres do te kete edhe dy qendra numerimi “Pallati i sportit” dhe palestra e shkolles “Koto Hoxhi”.

No comments:

Post a Comment