30 June 2014

Droga në Lazarat nuk ka mbaruar

                                                                                  

Droga në Lazarat nuk ka mbaruar po ashtu dhe personat që e kultivojnë atë, duke e cuar në 46 numrin e të arrestuarve. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë arrestuar 8 shtetas prej të cilëve dhe 3 gra pasi rezultonin të ishin në listën e të kërkuarve nga Policia e Shtetit dhe drejtësia shqiptare si të dënuar në mungesë për kultivim të bimëve narkotike. Të arrestuarit janë 32 vjecarja me inicalet N.T  pasi ishte dënuar në vitin 2009 me 2 vite burg, shtetasja më inicialet T.GJ nga Lazarati e dënuar në vitin 2007 me dy vite burg, shtetasja me inicalet P.B dënuar në vitin 2007 me dy vite burg, shtetasi I.S i dënuar 3 vite e 6 muaj burg në vitin 2009, ka rënë në pranga të policisë për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike shtetasi Demo Boci  vjeç 53
pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e  tij iu gjet  dhe u  sekuestrua 1 armë zjarri Kallashnikov,shtetasi Ismail Buci, 61 vjec nga Lazarati të cilit iu gjenën dhe sekuestruan në  papafingon e banesës së tij 7 thashë Mariuanë , gjithësej 82 kilogramë Mariuanë si dhe 26 vjecari Belul Toto I cili ishte person I shpallur në kërkim dhe I dënuar me 5 vite burg për veprën penale të trafikut ndërkombëtarë të lëndëve narkotike. Java ka nisur me një tjetër arrestim atë të 47 vjecarit Edmond Bocia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij policia gjeti 1 mitraloz, 1 kallashnikov, 550 fishekë si dhe një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike. Kontrollet në Lazarat vazhdojnë dhe përveç drogës dhe armeve janë sekuestruar dhe 12 makineri të lojërave të fatit në një kazino të Lazaratit. Deri tani rezultatet e plota të operacjonit flasin për sekuestrimin dhe asgjesimin e 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapjen e një sasie prej 64 ton e 436.937  kg kanabis sativa, 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroine, 21 kg e 750 gram lëndë narkotike e dyshuar çokollatë, 4.395 kg farë kanabis sativa, rreth 16.8 litër vaj hashashi. Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 803 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat ndërkohë që janë gjetur 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje si dhe janë sekuestrua një sasi e konsiderushme armësh dhe municioni luftarakë.

No comments:

Post a Comment