30 April 2014

Subvencionimi ne bujqesi



Prezantohet skema e subvencioneve për vititn 2014 në mbështejtje të bujqësinë dhe blektorisë në Qarkun e Gjirokastrës. Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me Komunën Lunxhëri dhe përfaqësues të Këshillit të komunave të qarkut zhvilluan sot një takim qëllimi I të cilit ishte sensibilizimi I fermereve dhe fromalizimi I bujqësisë Shqiptare. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë Gjirokastër Arben Ruci në këtë skemë përfshihen 20 skema të subvencionit të bujqësisë dhe blektorisë të cilat tashmë kanë zbritur në terren.
Sipas kryetarit të Komunës Lunxhëri Ilia Kuro kjo komunë do të jetë prioritete I subvencioneve të shpalluar nga Ministria e Bujqësisë, pasi komuna e Lunxhërisë është pararojë në zhvillimin e bujqësisë dhe blektorisë. Po sipas tij për të përfituar nga këto subvencione fermerët duhet të paguajë cdo detyrim ndaj shtetit, sic është edhe pagesa e tatimit të tokës.Skema e subvencioneve do nis aplikimet për ferëmerët në 2 maj të këtij viti. Në këtë skemë paraqitet një udhëzim sqarues për të gjithë ata fermerë potencial që kanë blektori dhe duan të zhvillojnë atë. Disa nga pikat kryesore të skemës së subvencioneve për bujqësinë dhe blektorinë janë përmirësimi I teknikës së kultivimit të bimëve medicinale, mbrojtja e ullishteve, mbështetje e prodhimit të qumështit, mbështetje për mishin e kafshëve të imta, mbështetje për bletërritësit etj.Mbi te gjitha formalizimi I bujqesise dhe bashkimi I saj ne nje te vetme do te thote rritje ekonomike per zonen por  dhe produkte me cilesore per konsumatorin.

No comments:

Post a Comment