21 May 2014

Smart Cult2re njw program inovativ



Smart Cult2re nje program inovativ qe koordinon burime dhe resurse turistike lokale nepermjet teknologjise bashkekohore smart ka vene ne funksion tashme ne Gjirokaster dhe Delvine 11 qendra interneti falas per vizitoret dhe turistet. Projekti nderkufitar I mbeshtetur me fonde te programit te BE,  IPA crossborder  ka krijuar tashme nje arkiv te perbashket dixhital te informacionit kulturor ne hapesiren nderkufitare.Turistet qe do te vizitojne Gjirokastren mund te aktivizojne ne celularet e tyre aplikacionin e programuar mbi bazen e teknologjise ICT. Informacioni qe ofrohet shkon ne 150 faqe falas qe vetem per Gjirokastren pershkruajne dhe lokalizojne ne harte me shume se 100 destinacione.
Qindra foto dhe imazhe te tjera e bejne guiden e pare elektronike ne Shqiperi dhe nje nder 10 te tilla ne Ballkan nje aset te rendesishem informacioni dhe sensibilizimi gjithashtu per trashegimine.Nderkaq zv ministri I Jashtem Alqi Puli bashkeorganizator I hapave dixhitale te projektit demonstron perdorimin praktik te tij duke e vleresuar si nje aset qe do te rrise komfortin e turisteve dhe njohurite e tyre per pikat historike. Guida sipas z. Puli do te ndihmoje edhe ne promovimin e monumenteve dhe destinacioneve pak te vizitueshme me pare pasi nuk gjendeshin te pershkruara ne guida.Guida turistike elektronike Smart pervecse pritet te rrise kapacitetet lokale ne fushen e shfrytezimit te teknologjise per te promovuar turizmin do te kete edhe 300 dritare bosh qe lejojne perfshirjen e informacioneve shtese dhe kontributet nga publiku.

No comments:

Post a Comment