28 May 2014

Shelgjet e Tepelenes rrezikojne te zhduken

                                                                                   
Pylli i Tepelenës një nga pyjet më të bukur të luginës së Vjosës është drejt shfarosjes. Për një periudhë 5 vjecare pylli i shelgjeve sic e quajne vendasit rrezikon të zhduket për shkak të një sëmundieje shfarrosëse për pyjet ndërkohë që ndërhyrja e shtetit është inegzistente. Sipas inspektorit të pyjeve z. Veli Demaj edhe pse shteti është njoftuar disa herë për këtë problematik deri tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.
Po sipas tij me pak investime ky pyll do të shpëtonte nga tharja dhe për këtë ata kërkojnë ripyllëzimin e tij.Z. Demaj bën me dije gjithashtu se ka patur dhe abuzime me prerjen e pyjeve por janë marrë masa penale për të gjitha abuzuesit e konstatuar.Pylli i Tepelenës është një nga pyjet më të bukur të rrepeve të luginës së Vjosës. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej 60 hektarësh, përgjatë  lumit Vjosë. Pylli i Shelgjeve sic e quajnë vendasit ka shërbyer për vite të tërë si vend shplodhje dhe argëtimi për pushuesit që kanë zgjedhur brigjet e  Vjosës për plazh. Me një bimësi të dendur dhe pemë të larta, pylli ka përbërë një destinacion ideal për ekskursione, piknikë, aktivitete sportive dhe  artistike për gjithë stinët e vitit. Kujt i ka rënë rasti të vizitojë Tepelenën, e di se ky pyll së bashku me atë të Ujit të Ftohtë përbëjnë pikat më të rëndësishme turistike të rrethit.

No comments:

Post a Comment